Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet për familjet e prekura nga tërmeti në Marok.
Në një postim në rrjetet sociale Begaj tha se ndihet zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun.
“Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, theksoi Begaj.
Një tërmet i fortë, me magnitudë 7 të shkallës Rihter, goditi mbëmjen e djeshme rajonin e Marrakech, Marok, duke shkaktuar 632 të vdekur dhe 322 të plagosur.
