Qeveria marokene po punon për t’i bërë ballë pasojave dhe dëmeve të mëdha që solli tërmeti apokaliptik dhe OKB-ja mbetet në gatishmëri për të ndihmuar, tha koordinatori i OKB-së në Marok në një intervistë të botuar të premten.

“Ne kemi kontaktuar me qeverinë e Marokut për të vendosur mbështetjen e OKB-së në kërkim-shpëtim, koordinimin e ndihmës humanitare dhe shëndetit,” tha Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Marok Nathalie Fustier, sipas një interviste audio në faqen e OKB-së.

“Qeveria po jep përgjigjen e saj ndaj tërmetit. Tani për tani, ne jemi në gatishmëri, të gatshëm për të ndihmuar sipas modalitetit që qeveria marokene do të donte të zgjidhte”, -tha Fustier. OKB-ja mund të ndihmojë me përpjekjet e kërkimit dhe gjithashtu nevojat humanitare ose rindërtuese, sipas Fustier.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb