Barazimi në Pragë mes Çekisë dhe Shqipërisë, ka lënë një shije të hidhur në kampin çek, duke qenë se skuadra vendase humbi vendin e parë dhe njëkohësisht, ka komplikuar jo pak rrugëtimin për në Europian.
Mbrëmjen e djeshme, çekët barazuan sërish, por këtë herë në miqësore ndaj Hungarisë. Pas ndeshjes, trajneri Jaroslav Shilhavi u shpreh se i ka mbetur peng ndeshja në Pragë kundër Shqipërisë, duke shtuar se duhet bërë maksimumi për ndeshjen e tetorit në Tiranë.
“Do të më mbetet peng barazimi dhe humbja e pikëve me Shqipërinë për një kohë të gjatë. Por është sport dhe besoj se do të përgatitemi sinqerisht shumë më mirë për ndeshjen e radhës në Shqipëri. Dhe ne do të tregojmë edhe një herë atë vendosmëri për të pasur sukses në ndeshje”, – u shpreh trajneri.
(BalkanWeb)
