Kroacia ka triumfuar 0-1 ndaj Armenisë në transfertë, duke marrë kështu kryesimin e grupit D në kualifikueset e Euro 2024. Takimi u vendos nga Kramaric në minutën e 14-të, i cili shfrytëzoi më së miri një rrëmujë në zonë pas zhvillimit të një goditje nga këndi. Në pjesën e dytë të besuarit e Zlatko Dalic insistuan për golin e sigurisë por nuk e gjetën dot.

Kroacia ka grumbulluar deri më tani 10 pikë (vendi i parë), ndërsa armenët janë të pozicionuar në vendin e 3-të (7 pikë). Situata në grupin D është mjaft interesante, pasi në garë është edhe Turqia me 7 pikë.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: