Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet ruse në Donetsk të Ukrainës.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në  një postim në platformën Telegram.

“Një 84-vjeçare dhe një 71-vjeçar humbën jetën nga një predhë ruse që goditi shtëpinë  e tyre. Po ashtu mbetën të plagosur edhe tre civilë të tjerë. Të lënduarit u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor”, ka shkruar zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Telegram.

Gjatë muajve të fundit, Donetsk është kthyer një nga qytetet më të përgjakura në Ukrainë nga trupat ruse.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb