Lojtari i Egnatias, Albano Aleksi dha mendimin e tij pas fitores 4-3 me Erzenin.

“Rëndësi kanë 3 pikët por kemi shumë gjëra për të rregulluar, sidomos në pjesën e dytë. Erzeni shfrytëzoi rastet , ky është futbolli. Rëndësi ka fitorja, shikojmë përpara për ndeshjet e radhës.

Pavarësisht gabimit në ndeshjen e parë, por rëndësi kanë 6 pikët në dy ndeshjet e radhës. Forca e Egnatias do duket ndaj Partizanit, t’i marrim ndeshjet një nga një.Dwamena është tip që nuk i feston ditëlindjen, i bëmë një tortë simbolike. Dhurata më e mirë për të, ishin tre pikët sot” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: