Vetëm në Tiranë janë vënë në pranga mbi 112 persona, që dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Këto arrestime vijnë në sajë të një megaoperacioni të shtrirë nga jugu në veri, ku raportohet se total janë arrestuar mbi 200 persona me urdhër nga prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Fier, Elbasan, Shkodrës.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se për finalizimin e këtij operacioni puna ka nisur që 6 muaj më parë, me vënien në përgjim të persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sakaq, policia ka sekuestruar 3 kg kokainë, 15 kg kanabis si dhe armë.

BalkanWeb

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb