Ruben Loftus-Cheek u largua nga Chelsea në verë, për t’u bashkuar me Milanin. Në intervistën e tij me DAZN, mesfushori i ekipit nga Milano foli edhe për mënyrën sesi lindi ideja për të kaluar skuadra e Piolit.

“Pasi luajta kundër tyre në Champions League, Milani tregoi se ata ishin të interesuar për mua. Nuk po mendoj shumë për këtë, sezoni në Chelsea ishte ende i gjatë, por nga fundi gjërat ndryshuan. Milani ka qenë gjithmonë një klub i madh, pasi fola me Piolin u binda që të kaloj këtu”.

Në cilin pozicion jeni më mirë në fushë? (Roli i tij është mesfushor por shpeshherë është detyruar të ndryshoj pozicion)

“Kam luajtur në shumë pozicione gjatë karrierës sime, në dy vitet e fundit kryesisht në pozicion mbrojtës dhe për mua nuk ishte një gjë e natyrshme. Më ka pëlqyer gjithmonë të kem topin në këmbë, të kem lirinë për të krijuar, për të qenë vendimtar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: