Lajm i keq për Paris Saint-Germain. Klubi francez njoftoi se sulmuesi spanjoll Marco Asensio, i dëmtuar me kombëtaren, nuk do të kthehet në dispozicion të Luis Enrique para muajit tetor. Thashethemet flasin për periudhë rikuperimi prej rreth 4-5 javësh dhe tashmë trajneri duhet të mendojë për alternativa të tjera.
Sa i përket situatës së disa lojtarëve të tjerë, Fabian Ruiz nuk është në dispozicion për shkak të një tendosje-je në kofshën e majtë. Nga ana tjetër, Kylian Mbappé është mirë dhe është rikthyer në grup, ndaj do të jetë gati shumë shpejtë. Jashtë mbeten Nuno Mendes dhe Presnes Kimpembe, po për shkak dëmtimi.
(BalkanWeb)
