Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, në Itali, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Altin Lekaj, baba i tre fëmijëve.

Aksidenti ndodhi pak para orës 08:00. Mediat italiane raportojnë se viktima, i cili lëvizte me skuterin e tij, është përplasur me një makinë që i vinte përballë.

Ndërkohë, një mjet tjetër e ka përplasur sërish, duke mos e shmangur dot shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb