I mërzitur por i vetdijshëm se Milani është në garë për vendin e parë. Kështu u shfaq për mediat trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli pas humbjes 5-1 ndaj Interit. Në fjalën e tij, Pioli u shpreh se skuadra do ringrihet.
“Ne pranuam gola në momente kur dukej se mund t’i rregullonim gjërat. Kishim cilësi, por ishim të shkujdesur në kundërsulme. Me meritë shkurtuam diferencën, por 3-1 na preu këmbët. Është e trishtueshme të humbasësh kështu, ne mund të bëjmë më mirë dhe Interi ishte më i zgjuar në situata të caktuara”.
A ka Inter zëvendësues më të mirë se Milan? Interi është i fortë, por edhe ne. Ne pësuam disfatë të thellë, por jam i bindur se do të jemi në gjendje të garojmë për vendin e parë. Kemi shumë lojtarë të rinj, atyre u duhet dhënë kohë dhe ne do të përpiqemi ta rikthehemi sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të fillojmë sa më mirë në Ligën e Kampionëve” – Tha ai. JS
(BalkanWeb)
