Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dha mendimin e tij për Sky Sport pas suksesit bindës 3-1 në shtëpi kundër Lazios. “Ne po rritemi dhe po kërkojmë ekuilibrin që na nevojitet në ndeshje. Skuadra po kupton momentet kur duhet të ngrihet në këmbë, kur të vazhdojë para dhe kur të mbrohet me ekuilibër. Kjo ishte gjëja e rëndësishme sot.”
A duhet të jeni të këqinj përpara portës?
“Mund të kishim shkuar menjëherë 3-0… Më pas rrezikuam të pranonim një gol, por pasi e pranuam nuk e ulëm ritmin”.
Chiesa dhe Vlahovic bashkë?
“Sa më shumë që luajnë bashkë, aq më shumë gjejnë mirëkuptim, por Milik dhe Kean bënë mirë. Tani kemi dy ndeshje në 3 ditë dhe do të na duhen të gjithë”.
Të njëjtët lojtarë në fushë për dy ndeshje radhazi?
“Në futboll, sa më shumë të luani bashkë, aq më shumë e njihni njëri-tjetrin. Duhet të përfitoni nga këto gjëra, atëherë do të ketë rënie të formës dhe për rrjedhojë ndryshime, të gjithë duhet të jenë gati”.
Çfarë përgjigjesh po jep McKennie?
“Ai është një lojtar solid që e njeh ligën më mirë se Weah, i cili bëri mirë kur hyri. Të luash për Juventusin nuk është e lehtë.”
Çfarë mendoni për tifozët?
“Jam i lumtur, ka pasur një atmosferë të mirë nga tifozët dhe kjo do të duhet të na shoqërojë edhe në momente të vështira. Sot ata ishin vërtet të jashtëzakonshëm”.
E shikoni renditjen?
“Duhet të mendojmë për të arritur në top katërshe, ky është objektivi sepse hyrja në Ligën e Kampionëve do të jetë shumë e rëndësishme. Duhet të luajmë mirë, hap pas hapi dhe të mbajmë këmbët në tokë”.
(BalkanWeb)
