Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi analizoi fitoren 2-1 në kampionat ndaj Dinamo Cityt.

“Dua të komplimentoj djemtë për luftën, sakfricat dhe djersën, ishte një fitore mëse e merituar. Ndeshja ishte me dy tablo, pjesa e parë e dominuar totalisht dhe duhet të shënom një tjetër gol. Pas pjesës së parë u futëm me mendimin për të mbrojtur ndeshjen. Pavarësisht atij episodi të golit, Dinamo nuk na rrezikoi fare edhe pse pati topin më shumë.

Kam besim absolut te ky grup lojtarësh, besoj te kualiteti i tyre, nuk kanë limite. Ky lloj grupi ka vetëm 3-4 javë që punon bashkë dhe përgatitja fizike nuk do të jetë e mirë normal. Në ditët në vijim do të punojmë për të patur një përgatitje fizike sa më të mirë.

Janë disa momente që shfaqin nervozizëm, doja t’u jepja kurajo djemve. U thashë që duhet të japim gjak e të sakrifikojmë për të arritur fitoren. Fitoren ia dedikoj shokut tim të ngushtë, Krenarin, i cili do të bëjë një ndërhyrje transplant në Turqi, i thashë që do ta fitoj këtë ndeshje për ty” – Tha ai. JS

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: