Champions League është gati të nisë dhe për Borussia Dortmundin pengesa e parë do të jetë Paris Saint-Germain. Në prag të ndeshjes së mesjavës, drejtori sportiv i verdheiznjve, Sebastian Kehl, në konferencën për shtyp analizoi edhe kundërshtarin.
“Mendoj se Parisi priste më shumë nga pesë ndeshjet e para të kampionatit. Ata janë në vendin e pestë në tabele, nuk janë aty ku u takon apo ku duan te jenë.
Besoj se ky ekip luan për të fituar trofeun e Champions këtë sezon. Ata janë krijuan për këtë, pasi investuan përsëri këtë verë. Ne e dimë se çfarë detyre na pret nesër.
Qasja do të jetë e rëndësishme. Duhet të përgatitemi sepse ata kanë tre sulmuesit më të shpejtë në Evropë: Dembele, Mbappé dhe Kolo Muani” – Tha ai. JS
(BalkanWeb)
