Ministria e Jashtme e Polonisë ka thirrur ambasadorin ukrainas për deklaratat e bëra dje nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.
Ministria e Jashtme tha se përcolli “protestën e fortë” të palës polake kundër deklaratave të Zelensky “duke pretenduar se disa vende të BE-së pretendojnë se janë solidarizuar me Ukrainën, ndërkohë që në mënyrë indirekte mbështesin Rusinë”.
Në fjalimin e tij të djeshëm, Zelensky tha se “teatri politik” rreth importeve të drithërave, të cilat Polonia, Hungaria dhe Sllovakia e kanë ndaluar nga Ukraina, vetëm po ndihmon Moskën.
(BalkanWeb)
