Ernest Muçi është njeriu i momentit te Legia e Varshavës. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut te skuadra polake, duke shënuar 2 gola në suksesin 3-2 të ekipit ndaj Aston Villa, në Conference League. Ai dha një intervistë mjaft interesante për mediat polake, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme.
“Pas paraqitjes ndaj Aston Villas, mora shumë mesazhe dhe shumë urime. Njerëzit ishin vërtetë krenarë për mua dhe ekipin sepse arritëm një fitore historike. Jam shumë i lumtur, ashtu si Varshava. Ne gjithashtu fituam një ndeshje të rëndësishme të dielën, e cila nuk ishte aq e lehtë. Na pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, me Pogon në Szczecin.
-Është e vërtetë që Ernest Muçi nuk do të shitet?
“Nuk e di, është detyrë e Jacek Zielinskit. Unë fokusohem në atë që po ndodh në fushë dhe drejtori sportiv kujdeset për pjesën tjetër”.
“Josue më ndihmon shumë, më motivon. Ai është një lojtar i madh shumë i rëndësishëm për ne. Është e rëndësishme të kesh një mik që të mbështet në këtë mënyrë. Mësoj shumë prej tij edhe në fushë. Është e gjitha bashkëpunim”.
-Si ndodh që jam aq i shpejtë me topin siç je dhe kur ecën pa top?
“Është efekt i stërvitjes, por edhe një dhuratë me të cilën kam lindur. Më vjen mirë që mund ta tregoj para një publiku të tillë, në një klub kaq të madh. Jam shumë kurioz se si do të zhvillohet sezoni aktual, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm”.
-Pozicioni i preferuar në fushë?
“Në fakt, unë mund të luaj si sulmues, si numër dhjetë, si 9 false dhe gjithashtu si anësor. Thjesht më pëlqen të jem një lojtar sulmues që i jep skuadrës sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
