Javier Tebas, presidenti i La Liga, në një intervistë për Movistar ka folur për të ardhmen e Kylian Mbappe, i cili prej vitesh duket i destinuar të largohet nga Paris Saint-Germain dhe që mund t’i thotë vërtet lamtumirë Francës verën e ardhshme.

Me skadimin e kontratës së tij qershorin e ardhshëm, Mbappé përjetoi një verë më shumë se të trazuar, fillimisht u përjashtua nga PSG dhe u la mënjanë skuadrës, më pas u mirëprit dhe u kthye në qendër të projektit të Luis Enrique. Por rinovimi i kontratës është ende i mbuluar me re dyshimesh dhe me Real Madridin në horizont, KM7 mund të largohet në verë falas dhe të fluturojë drejt Madridit, klub i cili ka vite që e pret. “Unë nuk jam njëqind për qind i bindur, por është fati i tij dhe jam i sigurt për këtë. 70-80% Kylian Mbappé do të luajë në Spanjë vitin e ardhshëm” – Tha Tebas.

230525133223 Javier Tebas Press Conference 0525
230525133223 Javier Tebas Press Conference 0525

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: