Gjendet një autoblindë e braktisur e grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës në zonën malore të Banjskës.

Në këtë autoblindë janë gjetur një sasi e armatimit të llojeve të ndryshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Autoblinda në fjalë është ende në atë zonë. Kujtojmë se Policia e Kosovës të hënën ka bërë prezantimin e armatimit që u get pas sulmit terrorist të grupit serb, i cili ishte armatim i kalibrave të ndryshëm.

Veri.00 00 13 11.still001 750x430
Veri.00 00 13 11.still001 750×430

Po ashtu, aty u prezantuan edhe veturat, uniformat, dokumentet e gjësendet tjera që u gjetën nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, nga sulmi terrorist i të dielës ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një zyrtar policor e u lëndua një tjetër.

Të vrarë kanë mbetur edhe tre sulmues. Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit V.T, për pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërsa, seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve tjerë pritet të mbahet sot.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb