Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rrëshenin mëngjesin e sotëm, pasi një person është vrarë me armë zjarri në qendër të qytetit.

Martin Bardhi u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, ndërsa mësohet se atentatorët kanë hapur zjarr ndaj turmës ku ndodhej viktima, por pa dëmtuar njerëz të tjerë.

Sakaq, dyshohet se autori ose autorët e vrasjes janë vrasës profesionistë, ndërsa u raportua se këta të fundit janë larguar nga vendngjarja me një automjet fuoristradë, tip “Jeep”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb