Sassuolo do përpiqet që të përsërisë suksesin e arritur me Juventusin, në ndeshjen e nesërme në Milano ndaj Interit kryesues. Ky është objektiv i vështirë, i ndërgjegjshëm për diçka të tillë është edhe trajneri i skuadrës nga “Reggio Emilia”, Alessio Dionisi.

“Ne e dimë se ajo që bëmë të dielën nuk do të mjaftojë kundër Interit sepse për momentin ata janë superiorë. Ata janë superiorë ndaj të gjithëve. Ne duhet të përpiqemi të jemi Sassuolo më e mirë i mundshme” – Tha Dionisi para gazetarëve.

Ai shtoi: ” Frattesi? Ai la një kujtim të mrekullueshëm këtu, sepse është një djalë i qeshur, i cili kushton shumë energji në çdo gjë që bën. I uroj fat për nesër. Të shoh përsëri atë dhe të gjithë të tjerët që kam stërvitur do të jetë një kënaqësi”.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: