Baton Zabërgja, autor i golit të Dinamos ndaj Laçit (1-0) komentoi suksesin në një intervistë për media.
“Është e vështirë pas atyre disfatave. Në ndeshjet e tjera kemi bërë mirë, por mungonte rezultati. Çdo stërvitje po luajmë fort, si stafi dhe lojtarët. Sot dhamë 100% dhe merituam fitoren. Sot ishte ndeshje për të na rikthyer motivin dhe në ndeshjen e radhës do të qasemi më shumë.
-Kartoni i kuq?
“Nuk e pashë”.
-Me cilin sulmues ndihet më mirë Zabërgja?
“Të gjithë sulmuesit janë të mirë, secili që luan përpara meje për mua është mirë”, shtoi sulmuesi i Dinamos.
-Diferenca mes ligës së Kosovës dhe Shqipërisë?
“Unë kam ardhur këtu për të rritur karrierën time personale por edhe me klubin”, – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
