Një helikopter polak ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, pretendon Minsku.

Avioni kaloi kufirin në orën 15:20 me orën lokale dhe përsëri një orë më vonë, tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë në një deklaratë për shtyp.

Sipas ministrisë bjelloruse helikopteri “ka shkelur në mënyrë të përsëritur kufirin shtetëror, duke shkuar 300 metra thellë”.

Bjellorusia, aleati më i afërt i Rusisë, shpeshherë është konfliktuar me Poloninë, për shkak të qëndrimeve të tyre politike në lidhje me luftës në Ukrainë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: