Bashkimi Evropian (BE) ka dhënë 81 miliardë euro (85.95 miliardë dollarë amerikanë) ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, njoftoi Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Sipas raportit, shuma përfshin mbështetje financiare dhe ndihmë ushtarake dhe humanitare.

Që nga fillimi i këtij viti, Ukraina ka marrë 13.5 miliardë euro ndihmë makro-financiare nga BE-ja, sipas Ministrisë së Financave të Ukrainës.

Konflikti Rusi-Ukrainë filloi në shkurt të vitit 2022.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb