Granada do të sfidojë Almerian në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të La Liga-s. Ndërkohë klubi ka publikuar emrat e të gjithë futbollistëve të grumbulluar për këtë sfidë.

Në sy bie edhe përfshirja e sulmuesit të Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni. Mendohej se ai do të qëndronte jashtë fushave për një kohë të gjatë pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Betis, por është grumbulluar në listën e Granandës.

Ky është një lajm i mirë, si për beratasin, ashtu edhe për Shqipërinë në prag të ndeshjes me Çekinë, që do të luhet më 12 tetor në “Air Albania” dhe mund të jetë përcaktuese sa i përket kualifikimit në “Euro2024”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb