TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara, Turqi, ku u plagosën dy oficerë policie dhe u vranë dy terroristët.

Rama shkruan në “X” se sulmi është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër.

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit?????”, shkruan Rama.

Rama X
Rama X

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në Ankara, pranë parlamentit turk, i cili më pas do të fillonte mbledhjet për mandatin e ri parlamentar, sipas korrespondentit të AFP.

Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se shpërthimi ishte një “sulm terrorist”. Ministri thotë se një kamikaz ka shpërthyer një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, duke plagosur 2 policë, ndërsa kanë vdekur kamikazi dhe një sulmues tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb