Fitorja bindëse ndaj Frosinone duket se nuk i ka pastruar retë  mbi qiellin e Romës. Situata në kampin kryeqytetas është përherë e mbushur me polemika dhe Josè Mourinho nuk e ka vendin e sigurtë në pankinë, të paktën sipas Sportmediaset.

Trajneri portugez është ende shumë larg zonës Champions, objektiv ky që nuk u arrit as në edicionin e kaluar, pavarësisht investimeve të Friedkins që synojnë të kthejnë Romën në majë.

Me kontratën e tij që i skadon në qershor të 2024-ës, “Special One” mund t’i japë lamtumirën kryeqytetasve, duke i lënë hapësirë ​​Antonio Contes.

Conte, në kërkim të një skuadre pas ndarjes së papritur me Tottenhamin, mund të jetë një mundësi e mirë për stolin. Amerikanët mund të shfrytëzojnë marrëdhëniet e shkëlqyera me Romelu Lukaku, i cili mbërriti në Romë verën e kaluar.

Megjithatë, ajo që i pengon negociatat është paga e kërkuar nga Conte, e cila do të ishte rreth 7 deri 8 milionë euro. Problem tjetër në horizont janë garancitë në merkato, pasi dihet që italiani do  kërkonte disa lojtarë të mëdhenje përpara se të thoshte po.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: