Pentagoni ka paralajmëruar Kongresin amerikan se po i mbarojnë paratë për të zëvendësuar armët që Uashingtoni ka dërguar në Ukrainë.

Një letër dërguar udhëheqësve të Kongresit shpreh shqetësimin e Pentagonit se këta të fundit janë detyruar të ngadalësojnë rifurnizimin e disa trupave me armë dhe i kanë kërkuar Kongresit të plotësojë fondet për Ukrainën.

Në dokumentin e siguruar nga Associated Press, kontrollori i Pentagonit, Michael McCord, u tha udhëheqësve të Dhomës dhe Senatit se kanë mbetur 1.6 miliardë dollarë nga fondi prej 25.9 miliardë dollarësh për të rimbushur rezervat ushtarake amerikane që janë dërguar në Ukrainë.

Rezervat përfshijnë miliona fishekë artilerie dhe raketash që janë jetike për kundërsulmin e Ukrainës që synon rimarrjen e territorit të fituar nga Rusia gjatë luftës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb