Me anë të një deklarate për shtyp, Rektoriati i Universitetit të Tiranës reagoi për kërcënimet që u janë bërë rektorit Dhori Kule dhe kandidatit për rektor, Mynyr Koni.

Me anë të kësaj deklarate, dy akademikët pohojnë për herë të parë kërcënimin e denoncuar dje nga ish-kryeministri Berisha

UT e dënon aktin dhe sqaron se kërcënimi ka patur për qëllim tërheqjen e kandidaturës nga Prof. Dr. Mynir Koni. “Kërcënimet kishin si qëllim tërheqjen nga gara. kërcënimi, që Mynyr Koni të tërhiqej nga gara, ky një rast i paprecedentë e i pakonceptueshëm. Kemi informuar strukturat Mynyr Koni do të vijojë garën për rektor të ut-së. Dënojmë aktin dhe mbështesim kolegët tanë”,- thuhet ndër të tjera në deklaratë

Emiljano Shullazi, i cili u shoqërua në polici pas deklaratës së Berishës, ka mohuar të jetë përfshirë në kërcënimin e kandidatit për rektor të UT.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb