Zinedine Zidane dhe Antinio Conte janë dy nga trajnerët më të rëndësishëm në qarkullim, por të dy janë të papunë. Zidane nuk ka pranuar asnjë ofertë që nga dita kur u largua për herë të dytë nga Real Madrid, ndërsa Conte-n nuk e bindi asnjë fortë këtë sezon, i papunë pas largimit të tij nga Tottenham. Të dy trajnerët, ikona të Juves, ishin të pranishëm në 100 vjetorin e pronësisë të familjes Agnelli, ku sigurisht nuk mungoi as interesimi i gazetarëve për të kuptuar diçka në lidhje me të ardhmen e tyre:

“Për momentin asgjë, po shijoj familjen që është po aq e rëndësishme sa futbolli, më pas të shohim. Për sa kohë do të vijoj të jem trajner, do të flitet gjithnjë”, u shpreh Zidane. Ndryshe nga Zizu, emri i Conte po lakohet fuqishëm këto ditë teksa shihet si pasuesi i Rudi Garcia-s në stolin e Napolit, por ashtu si Zidane, edhe Conte për momentin po shijon familjen e tij:

“Për momentin po shijoj familjen, ishte një vendim i prerë i marrë pas largimit nga Tottenham. Napoli? Duhet të kesh gjithnjë respekt të madh, duhet të jesh i edukuar, kur bëhet fjalë për trajner në detyre apo klube”, u shpreh Conte duke mos mohuar asgjë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: