Shqipëria bën atë që di të bëjë më mirë. Kuqezinjtë e Sylvinhos argëtohen, shënojnë dhe në fund marrin 3 pikët ndaj Çekisë në “Air Albania”. Një sukses 3-0, që na afron akoma edhe më shumë me objektivin Euro 2024. Menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit Makkelie, në rrugët e Tiranës ka shpërthyer festa. Një festë tërësisht e ligjshme, ku nuk munguan flamujt.

Me siguri atmosfera elektrizuese dhe zhurma e madhe e triumfit do të dëgjohet deri në orët e para të mëngjesit. Vlen të theksohet fakti se festa ka qenë disi më e qetë në krahasim të asaj ♪5farë pamë pas Polonisë. Gjithsesi, për të hapur shampanjën, na duhet të presim, vetëm edhe…pak.

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: