Shkrimtari i njohur italian Roberto Saviano, u gjobit me 1 mijë euro gjobë për shpifje ndaj Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Procedimi lidhet me një rast të vitit 2020, kur Saviano ofendoi Melonin për çështjen e emigrantëve.
“Është një dënim simbolik por është vetëm fillimi. Humbja e sotme është një shembull i asaj që do të ndodhë nesër, kjo na bën edhe më shumë të kuptojmë situatën në të cilën po jetojmë, me një pushtet ekzekutiv që vazhdimisht përpiqet të frikësojë këdo që thotë gënjeshtrat e tyre”, ka komentuar Saviano pasi ka mësuar vendimin për të paguar gjobën prej 1 mijë eurosh.
Në një intervistë për mediat Saviano tha se është duke menduar alternativën e largimit nga vendi. Ai shtoi se “qeveria do të jetë gjithnjë e më e ndërlikuar, nga të gjitha këndvështrimet”, shkruan shtypi italian.
(BalkanWeb)
