TIRANË- Nga data 13.04.2016 deri më datë 17.04.2016, në Akademinë e Sigurisë, u zhvillua intervista me gojë dhe testi psikologjik për konkurrentët, të cilët janë kualifikuar pas fazave të testimit me shkrim dhe testimit fizik.
Aplikantët, të cilët kanë marrë 7 pikë e lart gjatë intervistës dhe testit psikologjik, janë kualifikuar për fazat e mëtejshme, që përfshijnë kontrollin mjekësor, marrjen e shenjave të gishtave dhe mostrën e ADN-së, si dhe verifikimin përfundimtar të aplikantit.

Në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë, nga të cilët 90 për gjininë më pak të përfaqësuar dhe 6 persona për minoritetet.

Në Udhëzuesin për Aplikim, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Policisë së Shtetit (www.asp.gov.al -rubrika Akademia e Sigurisë) është përcaktuar:
d)kontrolli mjekësor
1. Aplikantët e përzgjedhur i nënshtrohen kontrollit shëndetësor nga komisioni mjekësor i ngritur për këtë qëllim. Shpenzimet e kontrollit mbulohen nga kandidati.
2. Llojet e ekzaminimeve, kriteret dhe procedurat për kontrollin shëndetësor përcaktohen në Procedura standarde të miratuaranga Drejtori i Policisë së Shtetit.
dh) marrja e shenjave të gishtave dhe mostra e AND
1. Aplikantëve të përzgjedhur u merret mostra e ADN-së, si dhe shenjat e gishtave sipas procedurave standardeve të miratuar nga Drejtori i Policië së Shtetit.
2. Shenjat e gishtave dhe mostra e ADNsë e të gjithë punonjësve të Policisë ruhen në një bazë të veçantë të dhënash në Drejtorinën e Policisë Shkencore.
e) verifikimi përfundimtar i aplikantit
1. Aplikanti i përzgjedhuri  nënshtrohet  procesit  të  verifikimit  përfundimtar,  për  të dokumentuar  faktin  që  ai,  ose  pjestarë të  familjes  së  tij,  nuk  janë  të  implikuar  në veprimtari kriminale. Për këtë bëhet verifikimi i:
a) të dhënave të paraqitura në formularin e aplikimit;
b) dokumentacionit të paraqitur nga aplikanti;
c) të dhënave të cilat e implikojnë aplikantin në veprimtari kriminale, sjellje antishoqërore apo veprimtaritë tjera të kundraligjshme.”

Rezultatet e testit psikologjik
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/04/Rezultatet-e-testit-psikologjik.pdf”]

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb