Shqipëria vjen në kushte perfekte në këtë miqësore kundër Bullgarisë. Përjashto atë sfidë të parë kundër Polonisë, ekipi i Sylvinho-s nuk njeh rivalë, në 5 ndeshjet e fundit kanë siguruat 4 fitore dhe 1 barazi, 13 pikë në total, të vetëm në krye të Grupi E dhe me një biletë në dorë për në Berlin, gati për t’u “çekuar” në sfidën kudër Moldavisë. Atmosfera është fantastike në radhët e Kombëtares, ambienti rreth ekipit përfaqësues është gjithashtu perfekt, të gjithë janë të lumtur, krenar, me atë që ka dhënë ekipi në fushë.

Sylvinho, stafi i tij, por dhe lojtarët, nuk e njehin termin miqësor, ndaj Bullgarisë është gjithashtu një sfidë e rëndësishme, ku edhe një herë kërkohet të festojnë me tifozët. Ndryshe nga Shqipëria, Bullgaria nuk është në një moment të mirë, madje nuk fitojnë prej një viti, nga nëntori i kaluar në një ndeshje ndaj Qipros (2-0) në miqësore. Që nga ajo kohë, skuadra e drejtuar nga serbi Mladen Krstajic, në 8 ndeshje të luajtura ka regjistruar 3 barazime dhe 5 humbje. E fundit këtë të diel kur u mundën 0-2 në shtëpi nga Lituania në ndeshjet kualifikuese të europianit, ku në grupin G ndodhen në vendin e fundit me vetëm dy pikë, pa asnjë shans kualifikimi.

Në të kaluarën dy ekipet janë përballur 11 herë ndërmjet tyre: 5 fitore Bullgaria, 4 barazime dhe 2 fitore në favor të Shqipërisë.
(BalkanWeb)
