Mesfushori Kristjan Asllani u shfaq i lumtur për mediat pas triumfit në miqësore 2-0 me Bullgarinë.
“Jemi të gjithë të përqendruar. Kush luan jep maksimumin në fushën e lojës.
Me Laçin? Për mua s’ka problem kush luan. Me këdo që luaj unë do të jap më të mirën time.
Lojtarë me moshë të re? Shpresojmë të luajmë sa më shumë në këtë kombëtare. Nuk e kemi ne në dorë.
Dy ndeshje brenda 3 ditëve? Unë jam i lumtur që luaj kaq shumë minuta. Edhe trajneri më tha dhe i thash dakort mund t’i mbajë unë 990-të minutat. Shpresoj që kur të kthehem te Interi të marr minuta.
(J.S/BalkanWeb)
