VLORE- Tre persona janë arrestuar në Vlorë me 22 kg kanabis dhe një tjetër u shpall në kërkim. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “TREBLOVA 1”. Sipas policisë në pranga u vunë Mehmet Mehmetaj, 46 vjeç, banues në fshatin Treblovë; Xhafer Rrapaj, 49 vjeç, banues në Selenicë dhe Julin Buza, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe. Shpallet në kërkim, shtetasi me iniciale 4­ A.G., 40 vjeç, banues nëfshatin Babicë e Madhe.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Mehmet Mehmetaj është gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë të përgjithshme prej 22 kg e 500 gr, të llojit “Marijuanë” (Cannabis sattiva), e cila ishte fshehur në banesë, e vendosur dhe e ndarë nëpër 3 thasë të bardhë me thurje”, njofton policia

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale në bashkëpunim me njëritjetrin.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale krahas drogës edhe një automjet tip “Volskwagen” me targë: VL6409C, në pronësi të Julin Buzës.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: