Jennifer Lopez së fundmi u bë kryefjalë në media pas një incidenti me paparacët.

Në një foto që ka qarkulluar në rrjetet sociale, JLo ka treguar pakënaqësinë e saj dhe ka shprehur irritim duke bërë një gjest të vrazhdë, konkretisht duke ngritur gishtin e mesit.

Ngjarja ndodhi teksa Lopez ishte me bashkëshortin e saj, Ben Affleck, në një vizitë në McDonald’s.

Edhe pse kamerat kapën momentin kur këngëtarja bëri gjestin e saj ndaj paparacëve, nuk dihet se çfarë e nxiti reagimin e saj.

Ngjarja ka shkaktuar shumë opinione dhe reagime në rrjetet sociale dhe media. Disa e mbështesin këngëtaren e njohur për mbrojtjen e privatësisë së saj, ndërsa të tjerë e kritikojnë gjestin e saj të vrazhdë, por ajo që shumë thonë është se të famshmit janë njerëz të vërtetë dhe kanë të drejtën e privatësisë së tyre dhe të shprehin atë që ndjejnë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: