Mbrojtësi i Torinos, Perr Schuurs ka mbyllur para kohe sezonin, pasi klubi ka konfirmuar se holandezi pësoi një dëmtim në ligamentin e tij të kryqëzuar të përparmë gjatë humbjes 3-0 në shtëpi të së shtunës në mbrëmje ndaj Interit.

23-vjeçari u largua me barelë vetëm gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Gjithçka kishte ndodhur  gjatë një dueli të Schuurs  me Barella-n. Pas këtij dëmtimi, nevojitet një periudhë rikuperimi prej gjashtë muajsh, gjë që komprometon në mënyrë  përfundimtare pjesën dërrmuese të sezonit 2023-24.

Schuurs ishte paraqitur në të nëntë ndeshjet e kampionatit deri më tani, teksa kujtojmë se kishte shënuar golin e tij të parë të sezonit kundër Milanit.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: