TIRANE

Luiz Ejlli po kalon një problem shëndetësor. Artisti i njohur ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video, ku shfaqet i shtrirë në spital.

Ai thotë se ka bërë mungesë në Instagram pasi këto kohë nuk po ndihet mirë dhe se po merr trajtim.

“Kam bërë mungesë në Instagram se nuk jam mirë. Po ju përshëndes me këta dy engjëjt mbrojtës, nuk më kanë lënë vetëm në asnjë sekondë”, u shpreh ai.

Kjo duket t’i ketë ardhur pas angazhimeve të shumta si me koncerte ashtu edhe tani me premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb