LONDËR- Një dalje e mundshme e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ishte një shembull i mirëfilltë frymëzimi për mbarë botën, u shpreh sot një nga drejtuesit e kampit pro-Brexit, ministri konservator i Drejtësisë, Michael Gove.

“Institucionet e këtij shteti, populli i saj si dhe parimet që zotërojnë mund ta bëjnë shoqërinë tonë më të lirë, më të drejtë, por gjithashtu edhe më të pasur, për më tepër duke dhënë një shembull frymëzimi në botë”, u shpreh ai në përfundim të një fjalimi, duke kërkuar me forcë daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Ai pohoi gjithashtu se për Evropën, një votë e britanikëve në mbështetje të “Brexit” në referendumin e 23 qershorit, do të ishte fillimi i një diçkaje potencialisht edhe më emocionuese, çlirimi demokratik i një kontinenti të tërë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: