Me gjithë humbjen e rëndë dhe vendin e fundit në renditje, Pier Kalulu nuk dëshiron absolutisht të dorëzohet dhe beson ende në kualifikimin e Milanit në raundin e 16-të të Ligës së Kampioneve.

Francezi ai e di mirë se skuadra e tij do të duhet të ndryshojë marshin në tri ndeshjet e ardhshme. “Duhet të shohim përpara për kampionatin. Në Champions na kanë mbetur edhe tri ndeshje dhe nëntë pikë përpara, gjithçka mund të ndryshojë.

Sigurisht që duhet të fitojmë ndeshjet e fundit, po luajmë në shtëpi dhe gjërat do të duhet të shkojnë në një mënyrë më favorizuese për ne. Në këtë lloj ndeshjeje janë episodet që bëjnë diferencën. Ndaj PSG-së i paguam gabimet tona në vëmendje”./ PANORAMASPORT.AL

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: