TIRANE

Aktorja e njohur e teatrit dhe filmit, Nderi i Kombit, Roza Anagnosti ka festuar 80-vjetorin e Lindjes në një mbrëmje mes kolegësh e miqsh në Kinema milenium. E rrethuar nga familja, vajzat e nipërit ajo e kishte shkruar fjalën përshëndetëse duke parashikuar emocionet. Dhe mbrëmjen e suksesin ia kushtoi së pari familjes

“Dua të falënderoj familjen time që ka qenë për mua frymëzim, Dhimitrin shtrenjtë, vajzat tona dhe vazhdimësia. nipërit. E lashë për në fund publikun tim që më ka ndjekur. Ata janë energjia që më ka çuar drejt suksesit. Kam qenë e sinqertë në art dhe populli ma ka kthyer me respekt e mirënjohje. I falenderoj”, tha ajo në fjalën e mbajtur.

Ndërsa Arkivi Qëndror i filmit shfaqi versionin e restauruar të “Mësonjëtores” ku Anagnosti përjetëson figurën ikonë të Sevasti Qiriazit përmes rolit të Dafinës, aktorja, u ndal te profesioni dhe gjurmët në kinematografi.

“Në filmin ‘Mësonjëtorja’ unë kam një prej roleve të mia më të dashura, Dafinën që është edhe një histori e ndritur e gjuhë shqipe dhe identitetit tonë.
Aktori është i lirë dhe shpesh improvizon. E bukura në ekran është edhe në formë. Ne shoqërinë e konsumit edhe arti ka ndryshuar. Për mua vitet kalojnë dhe janë drejt perëndimit” tha aktorja e njohur.

E shfaqur në ekran në fillim si Roza Xhuxha dhe pas martesës me regjisorin e njohur Dhimitër Anagnosti, me mbiemrin e tij, ajo mundi të ruajë balancat dhe të dalë mbi paragjykimet e dritëhijet në kohë të vështira. E bija në një postim i përmendte gëlltitjen e lotëve, prindërit e persekutuar dhe sabotimin e kolegëve me sebepin e biografisë. Ndërsa ajo feston, Ndriçim Xhepa kujton njohjen me të.
“E kam njohur një vit ose dy pasi hyra në teatër në vitet 1980-1982 . Kemi luajtur role vëlla e motër e burrë e grua. Në një pjesë të Ruzhdi Pulahës, nga viti 1985-1986, kishim role çifti dhe kisha pak frikë. Pirro Mani tha se Roza duket shumë e re dhe as nuk e kupton fare, do dilni shkëlqyeshëm. Ajo është aktore potente që ka shkëlqyer në çdo rol”, tha Xhepa.

Me 20 filma dhe disa pjesë teatri, Roza ju ka dhënë jetë roleve dhe personazheve duke krijuar një portret unik në artin shqiptar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb