Arsenali ka mundur 5-0 Sheffield United në Londër, në përballjen e vlefshme për Premier League. Gooners marrin kështu 3 pikë shumë të rëndësishme, në këtë fazë të kampionatit.
Pjesa e parë u vendos nga një gol i Nketiah, në minutën e 28-të. Në fillimin e pjesës së dytë, po Nketiah dyfishoi shifrat, e më pas sulmuesi shënoi edhe të 3-tin. Në fund, Viera ekzekutoi saktë një penallti, duke thelluar shifrat, sakaq në limite festoi edhe Tomiyasu. Ekipi i Artetas renditet në vendin e dytë, me 24 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
