Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic analizoi barazimin 1-1 me Egnatian.

“Mund të them që jam i kënaqur me 1 pikë. Nuk është e thjeshtë kur e nis ndeshjen 0-1. Çunat i merituan të gjithë dhe ne provuam gjithçka përsa i përket modulit të lojës”, u shpreh tekniku Gvozdenovic.

-I ndodhur përballë dëmtimeve dhe skualifikimeve, e zgjodhët vetë të luanit 4-3-3? E ndjeve vështirësinë?

“Sot ishim me dy mungesa, pa Liçon dhe Prençin. Sigurisht që e ndjeva mungesën. Ndoshta kishim mundësi edhe për 2-1, por Egnatia ka cilësi. 5 minutat e fundit unë isha me mendimin si të rrinim në ekuilibër mbrapa.”

-Problemi i finalizimit?

“Është diçka e vërtetë. Momentalisht kemi vetëm një sulmues tipin 9. Rashica dhe të tjerët janë më shumë sulmues krahu. Kjo është arsyeja pse jemi dobët në fazën e sulmit, por kjo është situata.”

-Deri më tani jeni skuadra që Egnatia nuk iu ka mundur, i keni marrë 4 pikë.

“Po, ndeshjen e parë fituam 0-1, teksa kemi marrër 4 nga 6 pikë përballë Egnatias.”

-Ndeshja ndaj Dinamos? Ju tremb që nuk keni vazhdimësi?

“Nuk kemi eksperiencë në Superligë dhe kjo është minus për ne. Të rëndësishme janë pikët sepse Superliga është shumë e fortë. Dinamo është shumë e fortë, por do të rikthehen Liço dhe Prençi. Do bëj më mirë në vazhdim.”

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: