TIRANE-Pasi Policia e Tropojës nuk ka dhene detaje se cili eshte identiteti i njëres nga dy kufomat e gjetura në një bunker në fshatin Mejdan të këtij rrethi, nje rrefim sjell fakte tronditese.

Nëse kufoma e mashkullit i përket Agim Madanit, kaçakut që ishte kthyer në tmerrin e Tropojës dhe Pejës në Kosovë, trupi i femrës zyrtarisht nuk dihet se i kujt është.

Fillimisht ka pasur spekulime se trupi i përket bashkëshortes së Madanit, por jo. Një denoncim i bërë ne rrjet social ngre një tjetër pistë dhe rrëfen një histori të trishtë.

“Sa i përket ngjarjes së fundit në Tropojë, gjithë Tropoja i njeh kush kanë qenë këta persona. Shteti deklaron se njëri ka qenë Agim Madani, por nuk dihet kush është femra. Pse vallë Policia e Tropojës nuk e tregon? E them me sinqeritetin më të madh se ata e dinë se kush është ajo, siç e dimë të gjithë tropojanët. Ajo ka qenë një vajzë nga fshati Shoshan dhe unë e kam kushërirë. Familja e saj është shumë e varfër dhe ajo shkonte të jetonte tek motra e saj në fshatin Kamenicë. Motrën e ka të martuar me djalin e Beqe Ukës. Viktima Agim Madani kalonte nëpër këtë fshat për të shkuar në Kosovë. Aty e ka njohur vajzën dhe e ka rrëmbyer. I ndjeri Beqe Uka ka vdekur në verën e vitit 2015. Por në muajin maj dhe prill të atij viti ai e ka denoncuar humbjen e vajzës në polici dy herë. Por Policia e Tropojës nuk e ka vënë ujin në zjarr për të marrë masa për këtë punë. Por mbi të gjitha janë tallë me personin në fjalë, duke i thënë se ta ka marrë, por do ta sjellë prapë sepse janë në muajin e mjaltit”, shkruan nje person tek ‘Jeta osh qef’.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: