Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova analizoi fitoren 2-1 me Kukësin.

“Një fitore shumë e rëndësishme për ne. Nuk ishim në 100% të asaj detyre që unë i jap për çdo ndeshje. Sot jam i lumtur vetëm për fitoren.

Sot kishim rrotacion, sepse Zejnullai kishte shpenzuar shumë. Ahmetaj ishte jashtë, për shkak të gripit dhe nuk mund të luanim dot 4-3-3. Kemi humbur shumë topa të thjeshtë dhe kjo  mendoj se na ndëshkoi te goli i parë i pësuar.

Po vuajmë në 15 minutat e fundit. Ka një tërheqje të ekipit, jo nga mua. Në çdo ekip ndodh që duan të ruajnë rezultatin. Do mundohemi ta përmirësojmë dhe mos kemi të tilla probleme.” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: