Sebastjan Spahiu, lojtari i Egnatias komentoi suksesin 2-1 me Kukësin.
“Ndjehem mirë se shënova gol dhe që i dhashë fitoren skuadrës, shpresoj të shënoj edhe të shtunën. Ishte ndeshje e rëndësishme pasi ishim të lodhur nga ajo me Skënderbeun. Gjithë skuadrat kanë vështirësinë e vet, si Partizani dhe Tirana, që nuk është aq mirë, Partizani është shumë mirë këtë sezon, e kemi konkurrent direkt. Nuk e konsideroj veten golashënues, por playmaker, jam për të dhënë sa më shumë asiste, kur shënoj gol edhe më mirë” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
