Lojtari  i Dinamos, Lorenco Vila ishte protagonist me gol në fitoren 2-1 ndaj Skënderbeut.

“Jam i lumtur për golin, por më i lumtur për 3 pikët pasi vinim nga një trysni e madhe dhe na duhej patjetër fitorja. Mehmeti e njeh më mirë kampionatin shqiptar dhe i di më mirë si t’i përgatisi ndeshjen. Nga Di Biagio kam fituar diçka pasi ka qenë futbollist i madh.

Golin ia dedikoj Redon Danajt pasi është dëmtuar dhe do të jetë jashtë për 6 muaj. Nuk dua të them sa gola do të shënoj, unë futem për të shënuar dhe shpresoj ta bëj këtë. E kam filluar me probleme pasi një herë isha titullar, pastaj në stol dhe tani që po luaj dua edhe pak kohë që të jem gati për 90 minuta” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: