Kukësi pësoi një humbje 2-1 përballë Egnatias, një humbje që nuk është pritur mirë në radhët e ekipit verilindorë të cilët kanë pretendimet e tyre për një penallti të mohuar.

Me anë të një reagimi në faqen zyrtare, klubi i Kukësit ka theksuar se për këtë episod do të kërkojnë drejtësi deri në instancat më të larta:

KERKOJME DREJTESI!
Është e turpshme ajo qe ndodhi ditën e djeshme ne ndeshjen KF Egnatia 2-1 FK Kukësi ku ekipit tone ju mohua një penallti e pastër!
Arbitri i ndeshjes Andi Koci bashke me Arbitrin e VAR Olsid Ferataj dështuan ne gjykimin edhe interpretimin e këtij rasti duke bere qartësi gabime me dashje!
Këto janë raste qe mund te ndryshojnë rrjedhjen e ndeshjes! Është e disata herë që kjo gjë i ndodh ekipit tonë nga niveli i dobët qe kanë këto arbitra!
Nuk mund të lemë pa përmendur edhe kartonët që janë abuzuar kundër lojtarëve të ekipit tone, ku çdo prekje apo luftë sportive përfundonte në kartonë kundër lojtarëve të ekipit tone!
Kukësi do kërkoj drejtësi në instancat më të larta për rastet e lartpërmendura gjithashtu në veçanti për këto dy persona të ashtuquajtur arbitra!
Kukësi nuk do dorëzohet edhe do kërkoj të luhet gjithmonë FUTBOLL!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: