SHBA – 33-vjeçari Dan Bilzerian është një lojtar i pokerit që publikon në Instagram jetën e tij të shthurur mes femrave, armëve, parave dhe pokerit.
Miliardieri ka rreth 2 milionë ndjekës në Instagram që ëndërrojnë të kishin jetën e tij.
Dani është bërë i famshëm për stilin e tij të jetesës shumë të shfrenuar si “playboy”. Ai jeton në një nga suitat luksoze të një hoteli në Las Vegas.
Jetën e tij ai e promovon në rrjetin social Instagram, ku ndan me 2 milionë ndjekësit gjithë eksperiencat. Në të gjitha fotot që ai publikon në Instagram shfaqet me armë i rrethuar nga shumë femra dhe duke luajtur poker.
Por, fotoja e tij e fundit mori të gjithë vëmendjen e fansave të cilët fillimisht e gjykuan.
Por, disa të tjerë edhe u shqetësuan, duke e këshilluar të shkonte të vizitohej, pasi kjo nuk ishte normale për një njeri i cili ushtrohet jo vetëm ditën me fitness, por edhe natën me femra.
Në fakt e vërteta e kësaj fotoje nuk dihet. Nëse Dan Bilzerian e bëri këtë fotografi me photoshop për të ngacmuar fansat, apo është një ‘deformim’ që ai nuk e ka vënë re.
Gjithsesi e pranojmë është një truk goxha i bukur që Bilzerian u ka bërë fansave të tij.
(er.cu/BalkanWeb)
