TIRANE – Prezantuesi i njohur italian, Ezio Greggio ka marrë shtetësinë shqiptare. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, ku theksohet se kreu i shtetit i ka dhënë zotit Ezio Nereo Greggio shtetësinë shqiptare, me kërkesë të tij.
Ezio Greggio ka lindur në 7 prill 1954 në Cossato të Italisë. Ai është i njohur si aktor, prezantues televiziv, regjisor, shkrimtar dhe komik. Greggio drejton emisionin satirik “Striscia la notizia” që prej puntatës së parë, bashkë me kolegun e tij Enzo Iacchetti.
DEKRET PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Kulturës,
DEKRETOJ
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Nazmi Aziz Curri
2. Besime Nazif Curri (Statovci)
3. Kushtrim Nazmi Curri
4. Migjen Nazmi Curri
5. Arbëresha Nazmi Curri
6. Ezio Nereo Greggio
7. Elbasan Muamet Vezaj
8. Fadil Hazir Berisha
9. Zylfije Isak Ejupi Berisha (Ejupi)
10. Laureta Fadil Berisha
11. Erisa Fadil Berisha
12. Gani Selim Veselaj
13. Kreshnik Gani Veselaj
14. Valmir Gani Veselaj
15. Gentijana Gani Veselaj
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 08.01.2015, Nr. i dekretit: 8881
PRESIDENTI I REPUBLIKËS, BUJAR NISHANI
(er.nu/BalkanWeb)
